Ish-ministri i Financave, Arben Malaj kundërshton propozimin e kryeministrit Edi Rama që modernizimi i infrastrukturës të bëhet me Partneritete Publike Private, duke e konsideruar një model që do të prodhojë krizë të rëndë të borxhit publik.

Sipas Malajt, ndërtimi i infrastrukturës së vendit përmes taksave të shqiptareve është jo vetëm një dështim, por edhe nje risk i madh për nivelet e borxhit publik.

“Ky mentalitet qeverises mund ta mbysi vendin me borxhe. Modernizimi i infrastruktures se prapambetur shqiptare vetem me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), eshte model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studjuara me pergjegjshmeri profesioane e ligjore dhe ky mentalitet qeverises mund ta mbysin vendin me borxhe. Te deshtosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndertosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturen e vendit- eshte jo vetem nje deshtim por edhe nje risk i madh per nivelet e borxhit publik dhe barren e rende te tij. Konferenca e Berlinit qartesoj thelbin e projekteve qe do te mbeshteste, ato duhet te kishin nje impakt ekonomiko-social ne me shume se nje vend. Korridori blu eshte nje projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD).”

Për ish-ministrin, FMN ka kerkuar që të ndalen projektet me PPP, pasi qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale per te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e financave publike.

“Rama duhet te qartesoj pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera. E dyta po te shikojme ecurine e vendeve te varfera te Evropes, ato e kane ndertuar infrastrkturene tyre me financime te BE-se. Eshte e vertete se jo te gjithe kane qene grante, por nje pjese e konsidrueshme kane qene falas dhe pjesa tjeter kredi e bute. Kohet e fundit donatore te ndryshem kane shpreh shqetesime per projekte te vonuara ku risku i korrupsionit dhe kapjes se shtetit ka qene i larte dhe konkrete. Shqiptaret nuk duhet te paguajne deshtimin e qeverise Rama. FMN ka kerkuar qe te ndalet projektet me PPP se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale per te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e finacave publike. Ndertimi dhe modernizimi i infrastruktures se prapambetur te vednit tone vetem me 4P eshte modeli qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *