Gjatë dy ditëve të fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për makinat të cilat qarkullojnë me xhama të zinj.

 

Përmes një njoftimi për medit policia bën me dije se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

 

Gjithahstu në kuadër të këtij aksioni është ndaluar drejtuesi Dritan Nikolli i cili është shprehur se nuk  e dinte se mjeti nuk duhet të lëvizë me xhama të errët pasi mora të parën.

 

“Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *