E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makinë e djegur në dalje të Shkodrës, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë

Një automjet i djegur është gjetur këtë mëngjes në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it në Shkodër.

 

Nga kontrollet e para në mjetin e djegur të tipit “Benz C Class”, policia ka gjetur një armë zjarri, tip ‘Scorpion’.

.

Reklamë

 

Paraprakisht dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku mbetën të vdekur burrë e grua.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku u gjetën të vrarë brenda makinës Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci. Fatmirësisht plumbave ju ka shpëtuar fëmija një vjeç.

 

Ndërkohë policia po heton në lidhje me makinën e gjetur të djegur për të verifikuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë