E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Makinat e vjetra pushtojnë Vlorën/ Parada “retro” sjell koleksionin e automjeteve historike

 

60 makina historike të modeleve të ndryshme janë ekspozuar në qytetin bregdetar të Vlorës në aktivitetin e ashtuquajtur “Parada Retro”.

 

Të gjithë koleksionuesit e këtyre mjeteve kanë dhuruar një spektakël teksa radhazi kanë përshkruar sheshin e Flamurit deri në vendin e njohur si uji i ftohtë, nën ritmet e këngëve “Jazz” dhe Sëing.

Reklamë

 

Kalimtarët, turistët dhe të gjithë ata që janë të apasionuar pas të vjetrës kanë pasur mundësinë ti shohin dhe të njihen me nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve.

 

Për drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme të transportit rrugor ky aktivitet është një surprizë e bukur për të gjithë nostalgjikët.

 

Ky ishte turi i parë i Paradës Retro në Vlorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë