E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina “shoshë” nga plumbat, flet babai i viktimës: Djali im nuk ka patur asnjë konflikt, është rritur pa bukë dhe me vështirësi

Në deklaratën e tij të parë për policinë, babai i Ramazan Matës, Fatmir Mata, ka shprehur pasigurinë dhe dhimbjen lidhur me vrasjen e djalit të tij.

Ai theksoi se nuk ka njohuri për asnjë arsye që mund të ketë çuar në ngjarjen tragjike dhe shtoi se, sipas tij, Ramazani nuk ka pasur asnjë problem apo konflikt me individë të tjerë. Fatmir Mata nënvizoi gjithashtu se djali i tij kishte pasur një jetë të vështirë, duke u rritur në kushte të vështira, dhe se nuk ka qenë një person problematik.

Reklamë

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, tha i ati i viktimës.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihet makina e qëlluar me breshëri plumbash nga të dya anët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë