E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplaset me trafik ndarësen, plagoset 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçarë është plagosur këtë të hënë në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin e Vlorës.

 

Sipas policisë bëhet me dije se një automjet tip BMV x5 me targe AA234DV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndareset pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Vlorës.

 

Reklamë

Si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi i mjetit, një 50-vjecar i cili është transportuar në spitalin e Vlorës.

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në zonë si dhe mungesa e sinjalistikës për orientimin drejt rrethrrotullimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë