Subscribe

Katër përsona mbeten të plagosur rëndë pas përplasjes së një autoveture me një kamion në superstraden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 pranë Fushë-Milotit, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.

Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me tre përsonat e tjere që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten, pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanve të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç.

Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *