Një aksident është regjistruar mesditën e sotme pranë ministrisë së Jashtme në tiranë.
Mësohet se shoferi i një makine ka përplasur një këmbësor në vijat e bardha.
I lënduari është punonjës i ministrisë së Jashtme.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar./vizionplus.tv





