E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplas motoçikletën, plagoset 18 vjeçari në Gramsh

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Gramsh ku si pasojë është plagosur një 18-vjeçar.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zgjup Fushë, sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari, me iniciale A.T.

 

Reklamë

I plagosuri është transportuar për në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë