Vendi
Makina përplas këmbësorin, 81-vjeçari përfundon në spital

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Këlcyrës.
Një 33-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësor, 81-vjeçar.
I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës, shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv




