Kronikë
Makina përplas fëmijën 11 vjeç

Një fëmijë vetëm 11 vjec është përplasur nga një mjet në fshatin Suk të Roskovecit.
Aksidenti ndodhi këtë të premte.
Mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë. Më pas furgoni ka goditur edhe një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
I mituri me iniciale E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi I “Iveco-s” u shoqërua në komisariat.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



