Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një automjet me drejtues shtetasin R.B 36 vjeç, ka përplasur një 17 vjeçar me inicialet Y.K.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Krumë-Golaj. 17 vjeçari si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga përplasja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.

I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.