E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përfundon në përrua/ Humbin jetën bashkëshortët në rrugën Librazhd- Përrenjas

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Librazhd-Përrenjas, duke u marrë jetën dy personave.

 

Dy bashkëshortët, Arjan dhe Majlinda Yze, po udhëtonin gjatë natës nga Tirana me destinacion Devollin. Në afërsi të Pishkashit, makina e tyre doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme, duke përfunduar në përroin e Lengajcës.

 

Reklamë

Për pasojë, burrë e grua humbën jetën në vendin e ngjarjes nga aksidenti tragjik. Mjeti që drejtohej nga Arjan Yze humbi kontrollin për shkak të errësirës. Por dyshohet se aksidenti u favorizua edhe nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe ndonjë problem shëndetësor që mund të ketë shfaqur 55-vjeçari.

 

Automjeti u konstatua vetëm mëngjesin e të hënës. Pasi mori njoftimin, policia shkoi në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit dhe trupave të pajetë nga përroi.

 

Më shumë video

Reklamë