Subscribe

Një i ri humbi jetën paraditën e kësaj të martë si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Larushk të Krujës ne aksin nacional Laç-Tiranë.

Policia bën të ditur se shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin Asllan Milla, 23 vjeç banues ne Arameras te Krujes, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shoferi I makinës që përplasi këmbësorin është shoqëruar në komisariat deri në zbardhjen e rrethaneve të aksidentit pasi dyshohet se ka qene me shpejtesi.

 

Njoftimi I policisë:

 

Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *