E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina merr flakë në ecje, drejtuesi i mjetit del në kohë pa pësuar lëndime

Një automjet në lëvizje u përfshi nga flakët në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Caushli, por fatmirësisht drejtuesi doli me shpejtësi nga automjeti tip “Renault” duke mos pësuar lëndime.

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Maliqit bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Shkak për djegien e makinës dyshohet se u bë një defekt në sistemin elektrik./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë