Subscribe

24 orët e fundit kanë pasur një bilanc shumë negativ të aksidenteve në zonën e Lushnjes.

Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës  09:55 në vendin e quajtur ish-postblloku apo kalimi i hekurudhës një mjet tip ‘Skoda fabia’ me targa AA 178 YL, goditi një 68 vjeçar që lëvizte me bicikletë.

Më pas 22 vjecari me iniciale E.D, që drejtonte makinën ka përfunduar

duke u përplasur me godine të vjetër që perdorej nga hekurudha shqiptare.

 Bëhet e ditur se I moshuari që lëvizte me biciklete shtetasi me iniciale Q. M, është marrë me urgjencë për t’u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Ndërkohë të dielën shtetasi më inicialet L. B, banues në Këlcyrë, në fshatin Eskaj të Lushnjes duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia.

Në pranga ka përfunduar edhe një 27 vjecar nga qyteti I Lushnjes me iniciale B.M,

pasi në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë drejtuesi i motocikletës ndodhet  në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *