E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina godet shtyllën elektrike, OSHEE riparon dëmin në Orikum

Një pjesë e Orikumit ka ngelur pa energji elektrike pas prishjes së shtyllës së tensionit.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Radhimë të Vlorës, ku një makinë ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, pjese e fiderit 3.

 

Reklamë

Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij, pasi  punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë.

 

OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë