Subscribe

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Morinë, ku për pasojë humbi jetën një 35-vjeçar.

Ky i fundit i identifikuar si Fitor Ollomani, po drejtonte mjetin tip “Volkswagen” me një pasagjere në makinë, kur u përplas me një makinë tip “Benz” në të cilin ndodheshin dy persona.

Nga goditja e fortë 35-vjeçari nga Kukësi humbi jetën në vend, ndërsa tre të tjerët morën plagë të shumta dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur “Ura me harqe “, ndërkohë që policia dyshon se shpejtësia dhe humbja e kontrollit të mjetit mund të kenë sjellë përplasjen

Një ditë më parë, nga dy aksidente automobilistike pranë Lezhës, humbi jetën një grua dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *