E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga, plagosen katër persona

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksident rrugor në Këlcyre.

Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rrugën rurale të fshatit Kumarak, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi dhe 3 pasagjeret e mjetit janë plagosur dhe u dërguan në spitalin e Gjirokastrës.

 

Reklamë

Këlcyrë/Informacion paraprak.

 

Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë