E martë, 17 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina del nga rruga në Laç, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugën e Kishës Laçit.

E.Ç, duke drejtuar një automjet tip Porsche, ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një ndërtesë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë