Kronikë
Makina del nga rruga, humb jetën 37 vjeçari në Lushnje

Një 37 vjeçar ka humbur jetën këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.
Policia në informacionin e sajpër këtë ngjarje bën me dije se shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Reklamë
Ndërkohë I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G. ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbadhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




