Kronikë
Makina del nga rruga, humb jetën 17 vjeçarja në Sarandë

Një 17-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndpdhur pasditen e kësaj të premtje në Sarandë.
Reklamë
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur mbi Shkallë, ku shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe.
Ndërkohë policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




