E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të fshatit Bitinckë, në territorin e bashkisë Devoll.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë anësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka çuar në përplasjen e fortë.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime trupore dhe është transportuar me urgjencë nga shërbimi i ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklamë

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë