E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Sport

Majlinda Kelmendi fiton medalje të artë në Gjermani

Majlinda Kelmendi korri një tjetër sukses të madh në çmimin e madh të Dyseldorfit në Gjermani. Xhudistja nga Peja mposhti në finale rivalen mongoleze, Sosorbaram Lkagvasuren.

 

Kelmendi arriti të fitojë para kohe ndërsa xhudistja kundërshtare mori tri vërejtje. Medalja e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë është e dyta për këtë vit pasi kishte korrur sukses edhe ne Izrael pak kohë më parë.

 

Majlinda Kelmendi po përgatitet më së miri për olimpiadën e radhës në Tokio në vitin 2020 ku do të mbroje të artën e marrë në Londër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë