Policia ka vënë në pranga dy punonjës të një poste private në Tiranë, si dhe shpallur në kërkim administratorin. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat e postës private, në rrugën “5 Maji”, u gjetën , 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *