Zbulohet nje magazine e mbushur me hashash. Droga qe mendohet te jete një prej sasive me te mëdha te sekuestruara deri tani ne te njëjtin vend është gjendur ne fshatin Pagri te Përmetit. Prej mëngjesit te se shtunës uniformat blu nisen nje operacion te gjere antidroge ne jug te vendit.

 

Ne te u përfshinë policia e Gjirokastrës, si dhe forca e posaçme operacionale. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve te siguruara dite me pare, per grumbullimin e hashashit ne nje magazine.

 

Ngarkesa e sakte nuk dihet ende pasi droga po peshohet,  por siç shihet edhe ne foto magazina ka qene e mbushur. Burimet te policisë thone se behet fjale për disa tone hashash. Lënda narkotike ishte paketuar ne thasë te zinj dhe e bere gati per t’u trafikuar.

 

Ende nuk dihet se ne pronësi te kujt është ambienti, por deri tani mësohet se jane shoqëruar disa banore te fshatit Pagri, te cilët po merren ne pyetje. Ka dyshime te forta se ne rrjetin e trafikut te drogës mund te jene implikuar edhe efektive dhe sipas te njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve ne radhët e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *