E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Maduro dërgohet në New York, Presidenti i Venezuelës shfaqet me pranga në duar i rrethuar nga agjentët (VIDEO)

Maduro dhe gruaja e tij mbërritën në aeroportin Stjuart në Nju Jork të shtunën në mbrëmje pas arrestimit në shtëpinë e tyre në Karakas dhe dërgimit me anije ushtarake drejt SHBA-ve.

Maduro u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës dhe tani ndodhet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit për t’u marrë në pyetje.

Reklamë

Në një video të publikuar në mediat sociale, Maduro u shfaq i prangosur dhe i shoqëruar nga dhjetëra agjentë amerikanë të zbatimit të ligjit.

Presidenti i Venezuelës, i cili mbante veshur një bluzë të zezë me kapuç u dëgjua të thoshte natën e mirë dhe gëzuar vitin e ri, teksa parakaloi në një tapet të Administratës së Zbatimit të Ligjit për Drogat, divizioni i Nju Jork.

Reklamë

Maduro, bashkëshortja, djali i tij dhe tre persona të tjera do të përballen me disa akuza që kanë të bëjnë me narko terrorizmin, trafikimin e kokainës, posedimin e armëve të rënda shkatërruese dhe drejtimin e një qeverie të paligjshme dhe të korruptuar.

Arrestimi i Maduros, ka lënë një paqartësi dhe pasiguri se çfarë do të ndodhë tashmë me Venezuelën.

Presidenti Trump deklaroi një ditë më parë se SHBA-të do të drejtojnë vendin e pasur me naftë deri në një tranzicion të sigurt dhe paqësor, ndërsa aleatët e Maduros të mbetur në Karakas po qëndrojnë të bashkuar për momentin.

Zëvendësja e Maduros me ministrin e  Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë u shfaqën në media dhe thanë se Maduro mbetet ende President.

Zhvillimet e fundit vijnë pas një sulmi amerikan tronditës në Venezuelë i cili është cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si një precedent shumë i rrezikshëm.

Liderët botërorë janë ndarë në qëndrimet e tyre me aletët amerikanë që mbështesin vendimet e Trump dhe kundërshtarët që e cilësojnë operacionin shkelje të rëndë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë