Madrilenët fitojnë në fushën e vështirë të Sociedad

Pas dy barazimeve me Valencia dhe Levante, Real i Madridit iu rikthye fitoreve teksa mundi Real Sociedad ne San Sebastian 3-1 ne takimin e vlefshëm per javën e 4 te kampionatit spanjoll. Ne stadiumin Anoeta edhe pse basket e nisen me mjaft vrull, ishte skuadra e Zinedin Zidan qe goditi e para kur Majoral ne minutën e 19 shënoi golin e pare.
Replika e te zotëve te shtëpisë, te cilët kishin surprizuar jo pak me tre fitore radhazi ishte e menjëhershme, duke arritur te kthenin gjithçka ne baraspeshe me Rodrigues 9 minuta me vone. Ne minutën e 35, Rodrigues engjëll dhe djall. Fillimisht preku traversën me gjuajtjen e tij ndërsa nje minute me vone ne nje kundërsulm topi preku pikërisht Rodrigues, i cili shkaktoi autogol ne portën e tij.
Ne pjesën e dyte basket vune shume ne vështirësi me raste te shumta kundërshtarin, por pa arritur te mposhtin portierin Kejlor Navas. Njeriu qe vulosi fitoren ishte Gareth Bale, i cili ne minutën e 61 fale nje sprinti prej atleti arriti te mposhte portierin kundërshtar. Me kete fitore reali afrohet me 4 pike ndaj liderëve te Barcelonës.




