E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Madona refuzon të punojë me David Guetta për shkak të shenjës së tij të horoskopit

DJ Daivd Guetta pohoi se këngëtarja me famë botërore Madona, refuzoi që të punonte me të, pasi zbuloi shenjën e tij të horoskopit.

Producenti tha se Madona kishte dëshirë të punonte me të, pasi ai fitoi një Grammy në 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.

“Ajo e pëlqeu remixin dhe më sugjeroi që unë të prodhoja albumin e saj të ardhshëm. Hëngrëm drekë, gjithçka shkoi mire”, tha DJ.

Por, pastaj gjërat morën një kthesë për keq kur Guetta tregoi se ai është një akrep.

“Papritmas, ajo ndryshon mimikën e fytyrës dhe më thotë: Më vjen keq, por ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë