E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron premton se do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve

French President Emmanuel Macron wears a mask due to the Covid-19 pandemic as he gestures upon arrival at Beirut International airport, on August 31, 2020. - Macron arrived in Beirut for his second visit since a deadly explosion on August 4 shook the nation and fuelled a drive for political change. Macron, who first flew to Beirut only two days after the blast, arrived at 9 pm (1800 GMT) for a two-day visit that will include a ceremony marking the centenary of Greater Lebanon. (Photo by GONZALO FUENTES / POOL / AFP)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se synon të bëjë më të vështirë jetën e personave të pavaksinuar kundër koronavirusit.

“Dua t’i bezdis ata, dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë gjë – deri në fund”, ka thënë ai për të përditshmen franceze, Le Parisien.

Por, kundërshtarët politikë kanë thënë se gjuha e ashpër, që ka përdorur në intervistë, nuk i shkon një presidenti.

Komentet e tij kanë ardhur teksa projektligji për pasaportat e vaksinimit është shtyrë nga deputetë opozitarë, të cilët janë bashkuar kundër Qeverisë.

Reklamë

Projektligji parasheh që personave të pavaksinuar t’iu pamundësohet qasja në një mori organizimesh.

Dokumenti ishte parashikuar që të miratohej këtë javë, mirëpo ai ka zemëruar kundërshtarët e vaksinës, dhe disa deputetë francezë kanë thënë se janë kërcënuar për vdekje rreth kësaj çështjeje.

Në intervistën e tij për Le Parisien, Macron ka thënë se ndonëse nuk do të shkonte pas vaksinimit të detyrueshëm, ai ka shpresuar se do të inkurajojë njerëzit që të vaksinohen “duke kufizuar sa më shumë qasjen në jetën sociale”.

“Nuk do t’i dërgoj të pavaksinuarit në burg”, ka thënë ai.

“Ne duhet t’ju tregojmë atyre se nga 15 janari, nuk do të mund të shkojnë në restorant. Nuk do të mund të shkojnë nëpër kafiteri, dhe as nëpër teatro e kinema”.

Gjuha e përdorur nga Macron është kundërshtuar ashpër nga opozita.

“Asnjë emergjencë shëndetësore nuk arsyeton këto fjalë”, ka thënë Bruno Retailleau, lider i Senatit nga radhët e republikanëve të krahut të djathtë, raporton AFP.

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka thënë në Twitter se një president nuk duhet të deklarojë diçka të tillë.

“Emmanuel Macron nuk e meriton atë zyrë”.

Ndërkohë politikani i krahut të majtë, Jean-Luc Melenchon, i ka përshkruar këto deklarata si “rrëfim i habitshëm”.

“Është e qartë, pasaporta e vaksinimit është ndëshkim kolektiv kundër lirisë individuale”, ka thënë ai.

Franca është një prej vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit në Evropë, pasi më shumë se 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë dy dozat e vaksinës.

Për muaj të tërë, Franca u ka kërkuar njerëzve që të prezantojnë dëshmi të vaksinimit apo test negativ për koronavirus, për të pasur qasje në ngjarjet publike.

Tani Qeveria franceze dëshiron të largojë mundësinë e testit negativ, për shkak të rritje së shkallës së infektimit, të nxitur nga variantet e koronavirusit, Omicron dhe Delta.

Të martën, ky shtet ka raportuar 271,686 raste ditore të infektimit, njëherësh rekord të rasteve për 24 orë, prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane kanë regjistruar 480,273 raste të reja me koronavirus më 4 janar.

Rreth 23 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

Shtetet tjera si Japonia, India, Australia dhe Gjermania, po ashtu kanë raportuar shifra në rritje të infektimit, teksa varianti Omicron nuk po tregon shenja të ndaljes.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që të jenë të shqetësuar, por jo edhe të alarmuar, teksa diskutohet nëse koronavirusi është jashtë kontrollit në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden ka thënë se vaksinat, dozat përforcuese dhe ilaçet terapeutike kanë ulur rrezikun për shumicën e personave që janë të vaksinuar.

Të dhënat e fundit për variantin Omicron tregojnë se ndonëse ai mund t’iu shmanget më lehtë vaksinave, megjithatë shkakton simptoma të lehta te personat e vaksinuar dhe më pak vdekje në krahasim me variantet tjera.

Prapëseprapë, shumë shtete kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të përgatiten për një periudhë të vështirë./R.E.L

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë