E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron në telashe, edhe mjeket e juristët në protestë kundër tij

Pas protestave të përjavshme të jelekverdhëve, tashmë kane mbushur rrugët edhe juristët, mjekët pilotet, dhe sindikatat në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

 

Ata protestuan kundër qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron dhe reformave të tij për pensionet.

 

Reklamë

Tubuesit u përplasen me policinë e cila përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

Mijëra francezë kane dale ne rruge dhe sheshe pasi qeveria vendosi te ndryshoje sistemin e pensioneve.

 

Sipas planit të Macron të gjithë qytetarët francezë qe do te që dalin në pension para moshës 64 vjeç, do të marrin pension më të ulët.

 

Presidenti këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, megjithatë disa profesione te vështira nuk garantojnë pension të kënaqshëm pas kësaj reforme e një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim.

 

Kryeministri Edouard Philippe, një aleat i Macron, premtoi se do të zhvillojë takime me sindikatat për të marrë në shqyrtim kërkesat e protestuesve.

 

Macron ka humbur mbështetjen e tij politike në Francë që me nisjen e protestave antiqeveritare të “jelekëve të verdhë” në fund të vitit 2018, të cilat u nxitën nga standardi i ulët i jetesës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë