Macron në Itali për emigrantët dhe zbutjen e marrëdhënieve me fqinjët

Vetëm pak pas formimit të qeverisë së re në Itali, presidenti francez Emmanuel Macron ka vizituar Romën në një përpjekje për normalizimin e marrëdhëneve të acaruara mes dy vendeve.
Bashkimi Europian duhet të gjejë një sistem të ri për shpëtimin e emigrantëve nga Mesdheu e më pas shprëndarjen e tyre në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet antare.
Kështu u shpreh presidenti Macron gjatë takimit në Rome me kryeministrin Italian Giuseppe Conte.
EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCES
“Bashkimi Evropian nuk ka treguar solidaritet të mjaftueshëm me vendet pritëse të refugjatëve, veçanëritsht Italinë. Franca është e gatshme të mbështesë një nismë të tillë nën kujdesin e Komisionit Europian, referuar rregullores së BE-së që cakton përgjegjësinë për refugjatët. Unë kurrsesi nuk mund ta nënvlerësoj atë që po përjeton Italia nga refugjatët që prej vitit 2015. Gjatë këtyre viteve, vendi juaj është përballur me shumë keqkuptime dhe padrejtësi”.
Ndwrsa Kryeministri Conte tha se ka marrë mbështetjen e Francës për t’i dhënë fund shprëndarjes së pabarabartë të refugjatëve në të gjithë bllokun. Ai madje i dha një mesazh të qartë ish partnerit të tij të koalicionit, Matteo Salvinit.
GIUSEPPE CONTE
KRYEMINISTER I ITALISE
“Çështja e imigracionit nuk duhet të nxisë më propagandën anti-evropiane” tha kryeministri Italian.
Por ish Ministri i Brendshëm Salvini, ka reaguar menjëherë pas akuzave në distancë të Contes. Ai akuzoi Francën se po ndryshon marrëveshjet e mëparshme për emigrantët, dhe se kryeministri Conte është një njeri naiv dhe tradhetar qw po bwhet qesharak.
Marrëdhëniet mes Francës e Italisë, tradicionalisht aleatë të ngushtë, u ashpërsuan kur në pushtet ishte Salvini dhe Luigi Di Maio, të cilët sulmuan vazhdimisht Macron kryesisht për shkak të imigracionit.
Në shkurt, Paris tërhoqi ambasadorin e tij në Romë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi Di Maio u takua me anëtarët e “jelekëverdhëve” të Francës, të cilët kanë protestuar dhunshëm kundër qeverisë së Macron.




