Subscribe

Situata e rëndë në Shqipëri si pasojë e termetit të fortë të 26 nëntorit ka vënë në lëvizje edhe disa drejtues shtetesh. Presidenti francez Macron ka propozuar organizmin e një konference ndërkombëtare me donator në ndëihmë të vendit tonë.

Macron, duke folur nga Londra ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, deklaroi se është e nevojshme që të ketë një konferencë solidariteti për Shqipërinë për të vënë në lëvizje shtete dhe donatorë provate për nevojat e rindërtimit të disa zonave pas tërmetit shkatërrimtar.

 

“Shqipëria përjetoi një tërmet të tmerrshëm që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. E kam ndjekur nga afër situatën e rëndë, jam informuar edhe nga kryeministri Rama për gjendjen e krijuar dhe shteti francez ka qënë i gatshëm për të ndihmuar. Dua ti them miqve shqiptarë se në samitin e Këshillit Europian javën e ardhshme, do të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit. Franca është e gatshme të marrë përsipër koordinimin e kësaj konference.”

 

Mjaft shtete të tjera kanë shprehur gatishmëri për ndihma të konsiderueshme financiare dhe ekspertize për vendin tonë.

Edhe kryeministri Rama kërkoi ndihme në Samitin e NATO-s, duke deklaruar se Shqiperia e ka të pamundur të dalë vetë nga kjo situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *