E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron flet pasi u qëllua me shuplakë: Jam mirë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi për herë të parë pas incidentit që u shënua këtë të martë, kur u godit me shuplakë nga një qytetar.

 

Macron tha se kjo ngjarje duhet të lihet pas dhe të mos u kushtohet vëmendje njerëzve të dhunshëm.

 

Reklamë

“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin public, ata nuk e meritojnë atë.”

 

Gjatë vizitës së tij në juglindje të vendit, teksa po takonte qytetarët, njëri prej tyre, me syze dhe maskë, e goditi me shuplakë Macron, duke bërtitur parrulla kundër presidentit francez. Pas ngjarjes, dy persona u arrestuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë