E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lushnje, shpërthim me tritol në banesën e vëllait të Saimr Taullaut

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e të entjes në Lushnje.

 

Reklamë

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Loni Dhamo” ku objekt sulmi ka qenë Albert Taullau. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar pasi në banesë nuk kishte njeri.

 

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta.

 

Saimir Taullau njihet si person me precedent të mëparshëm penale. Mësohet se në vitin 2005 atij iu vra një vëlla tjetër ku për këtë ngjarje akuzoi bandën e Aldo Bares.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë