E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Lundrimi i fundit” në Shkodër, dy persona në pranga me 132 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka sekuestruar 132 kilogramë kanabis sativa.

 

Reklamë

Operacioni i koduar “Lundrimi i fundit”  ka vënë në pranga Pjetër Marashin, 40 vjeç dhe djalin e tij A. Marashi, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

 

Arrestimi i tyre u bë në digën e Komanit me një varkë me motor, ku iu gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur me lëndën narkotike kanabis sativa.

 

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë