E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Lum” kokaine e kapur në Itali, pranga shqiptarit që mbante lidhje me trafikantet në Brazil

Policia italiane ka përfunduar dy operacione antidrogë me disa të arrestuar, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, si dhe kanë seskustruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

 

Reklamë

Në operacionin e parë, antimafia e Romës u prangosën 5 persona. Operacioni u shtri deri në vendin tonë, ku këtë të mërkurë u arrestua edhe 31 vjeçari shqiptar Dorian Petoku. Kurse bashkëpunëtorët e tij të kapur në Itali janë Salvatore Casamonica, Silvano Mandolesi, Tomislav Pavloviç dhe Marcello Schiaffini.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, kokaina qe do trafitkohej arrinte në vlerën e 4.5 milionë eurove. Hetimet e autoriteteve fqinje kanë faktuar se grupi nder vite ka arritur të trafikojë drogë nga Kolumbia deri në 7 tonelata kokainë.

 

Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe DEA Amerikane, për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë të trafikut. Ndërsa në reagimin zyrtar të policisë shqiptare, thuhet se arrestimi i shqiptarit Dorian Petoku u bë pasi autoritetet italiane kanë vendosur arrest me burg në mungesë për veprën penale organizatë kriminale me qëllim trafikimi e lëndëve narkotike.

 

Nga hetimet ka rezultuar se Petoku mbante lidhje me trafikantët e drogës të caktuar në Brazil, ku merrej edhe sasi shtesë e drogës, i mbështetur nga malazezi i arrestuar.

 

Në opracinin e dytë, Guardia Di Finanza në Livorno bllokoi në port sasinë prej 644 kg kokainë me vlerë mbi 130 milionë euro.

Operacioni antidrogë nisi më 15 janar. Sasia e drogës ishte ngarkuar në një anije me flamur portugez dhe e fshehur në një kontenier për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras. Secila prej çantave me kokainë kishte kode përkatëse.

Më shumë video

Reklamë