Subscribe

Pas tërheqjes nga parlamenti ku shënuan shumë incidente, basha i drejtoi mbështetesit e vet tek selia e PD ku mbajti edhe një fjalim.

Ai tha se Rama do të mbajë përgjegjësi për dhunën që policia ushtroi në proteste ndaj qytetareve.

 

E sotmja hyri në historinë, si dita e bashkimit më të madh që Tirana, ka njohur ndonjëherë, misionarëve të demokracisë , të lirisë si e gjithë Evropa.Sot kufoma politike e Edi Ramës e përshkallëzoi dhunën ndaj protestuesve paqësore.Zotohem sot para jush se Edi Rama dhe klika e tij do tëjapin llogari para jush dhe para Shqipërisë për dhunën kriminale në proteste.E gjithe Shqipëria dhe e gjithë bota e ka parë sot vendosmësine e këtij populli të bashkuar për liri dhe demokraci dhe për ti dhënë fund oligarkeve te krimineleve të lidhur me Ramën.Nuk ka rrugë tjetër për të kthyer lirine dhe demokracine ne vend përvec protestave popullore.Askush nuk e ndal furinë e shqiptareve të bashkuar kundër një grupi kriminelesh në pushtet.Para jush do të them një mesazh nga të gjithë perëndimorët që na kanë mbështetur në këto 29 vite. Nuk ka stabilitet pa demokraci. Mos dëgjoni zërin e Ramës që zhyti Shqipërinë në drogë, por dëgjoni zërin e njerëzve.  Rama tha se protesta sot nuk do ishte me e madhe se ajo në 16 shkurt por e humbi bastin.

 

 

Teksa lajmeroi fundin e protestes kete te shtune, kreu i opozitës tha se revolta popullore nuk do të ndalet, madje do të vazhdojë ditë për ditë në cdo lagje dhe qytet deri në largimin e Ramës.

 

Ne nuk do e ulim kokën dhe nuk do të përcahemi përpara një qeverie të kapur nga krimi. Nuk  do e pranojmë kurrë këtë parlament që po kthehet ne Pazar. Ne do e vazhdojmë këtë beteje në cdo qytet në cdo lagje, qytet dhe shtëpi të shqiptarëve. Do e clirojmë Shqipërinë nga krimi dhe kriminelet derisa ta bëjmë Shqiperinë si e gjithë Europa. Kërkesa jonë është largimi i kryehajdutit i  cili ka pesë javë që nuk duket sa herë që ne bëjmë proteste. Ditë për ditë dhe natë për natë do jemi në proteste, në përballje kundër të keqes në pushtet deri në zgjedhje të lira dhe të ndërshme.  Fitore demokracisë, fitore popullit! Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *