Subscribe

Lulzim Basha ka bërë daljen e parë publike pas një viti kur ai dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.

 

Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e rinisë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Basha u shpreh se ajo që ka kuptuar në 1 vit e gjysmë larg politikës aktive, është se të rinjtë, ndryshe nga çfarë cilësohen, nuk janë indiferentë dhe apatikë, por aktivë.

 

“Në veçanti politikanët janë mësuar që fajin për mospjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek të rinjtë duke i cilësuar indiferentë. Përvoja ime në këtë 1 vit e gjysmë jashtë politikës aktive ku kam takuar shumë njerëz, në takime që ndoshta nuk kanë qenë publike, më thotë diçka tjetër, që të rinjtë janë pjesa më aktive  e shoqërisë. Rinia shqiptare nuk është apatike, indiferente”, tha Basha.

One thought on “Lulzim Basha bën daljen e parë publike pas dorëheqjes nga PD/ Takohet me të rinjtë

  1. Si ka mundesi keta Demokratet ikin dhe vin prap ne politik?
    Esht turpi zotit jan katandisur si mos me keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *