Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në...

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa...

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin...

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat e Ramës,...

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më...

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

“Lulëzuan” veriun e vendit me kanabis/ SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal

11 Tetor 10:08

SPAK ka mbyllur hetimet për grupin kriminal, të cilët akuzohen se kanë kultivuar mbi 4 mijë rrënjë kanabis në zonën veriore të vendit.

 

Grupi kriminal u kap një vit me parë, pas një hetimi të gjatë, në kuadër te operacionit policor i koduar “Qafa e Helmit”.

 

Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj.

 

Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj. Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 251, të vitit 2020  ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të pandehurve :

 

1.Leon Ndrecaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal; si dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

 

2.Gjin Kola dhe Ilir Prengaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal;

 

3.Miri Rrapi, Zef Lalaj, Danjel Lalaj, Gentian Ndoj (Marinaj), Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Tor Sherri (Vitor), Leonard Kola, Ylli Veshi, Gentjan Stafa (Lalaj), Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Kastriot Bicukaj dhe Hilë Marnikollaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

 

Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj. Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

 

Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Lende Narkotike Mirdite Puke SPAK

Nga e njëjta kategori

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin e administratës dhe funksionimin e institucioneve

më shumë...

E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpëton ish-gruan nga 35-vjeçari në Roskovec

më shumë...

Maratona e bebeve në Pogradec, aktiviteti u zhvillua si pjesë e garës ndërkombëtare “Enkelana”

më shumë...

Kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

3:30

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet...

2:44

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në...

2:26

E mori peng pasi i vrau prindërit,...

2:10

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat...

1:54

Maratona e bebeve në Pogradec, aktiviteti u...

1:30

Kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga...

1:20

Me mbi 200 km/orë, Lamallari paralajmëron masa...

1:16

Fluks i lartë në pikat kufitare, mbi...

12:12

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal,...

12:07

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe:...

11:28

Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në...

11:16

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet...

11:05

Lushnjë/ Plagos me thikë kushëririn pas konfliktit,...

10:57

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në...

10:23

Tentoi të shiste makinat e klientëve, arrestohet...

10:11

Shuhet zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë,...

10:06

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.