Subscribe

Festa kombëtare e Greqisë është përkujtuar këtë të premte edhe në Shqipëri. dhjetra qytetarë grekë u mblodhën në një ceremoni përkujtimore në varrezat e ushtarëve në Këlcyrë dhe Bularat.

Të pranishëm prane memorialit te ushtareve te rene në Shqipëri gjatë luftës italo- greke ishin ambasadorja Sofia Filipidu dhe Zëvendësministri i Jashtëm grek Andresa Kasanjotis, si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

 

Homazhet u zhvilluan fillimisht në Këlcyrë e më pas në Bularat, ku u vendosën kurora me lule edhe pranë varrit të ekstremistit minoritar Kostandin Kacifas, i cili vrau veten gjatë përplasjes me armë me forcat Renea.

 

Por për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule prokuroria nuk po thotë të vërtetë lidhur me këtë ngjarje, pasi sipas tij ka devijuar hetimet.

 

VANGJEL DULE 

KRYETAR I PBDNJ

 

Prej ditës tragjike jam shprehur dhe vazhdoj të shprehem: eshte vetem e verteta ajo që shëron dhe e verteta nuk na është treguar. Cdo truk që përdoret nga prokuroria apo media nuk ka asnjë fakt të se vertetes. Prokuroria thotë u vetëvra ndërsa policia ditën e ngjarjes thotë u vra. Kë të besojmë?

 

Ceremonia e përvitshme e njohur me emrin Festa e “Jo”-së organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur Greqia kundërshtoi ultimatumin e Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *