Kronikë
Lul Berisha përballë atentatorit të vet tek Krimet e Rënda

I cilësuari si i forti i Durrësit, Lulzim Berisha u përball në gjykatën e Krimeve të Rënda me personin që vite më parë tentoi ta vriste.
Berisha, i shoqëruar edhe nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi u paraqit në sallën e gjyqit, ku po zhvillohet procesi për Ahmet Ajetin.
Reklamë
Më herët, gjykata vendosi paraqitje të detyruar në seancë. Lulzim Berisha nuk pranoi që të dëshmojë para togave të zeza me pretendimin se vjen si i dëmtuar në këtë proces.
Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 tentoi të vriste Lulzim Berishën. Ai u dënua në mungesë me 20 vjet burg dhe 4 muaj më parë u ekstradua nga Kosova ku kërkoi edhe rihapjen e çështjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




