E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

“Luksi nuk më josh”, Adriana Tolka rrëfehet në “Takohemi n’Vizion”: Hapa instagramin pasi drejtori më kërcënoi me largim nga puna!

Aktorja Adriana Tolka ka ndarë detaje nga karriera e saj artistike, sfidat e përballuara në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe arsyet që e kanë shtyrë të jetë më e pranishme në hapësirën publike. E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, në një bisedë me moderatoren Fjodora Fjora, Tolka foli hapur për presionin që, sipas saj, ka përjetuar në ambientin e punës, por edhe për mënyrën se si e sheh suksesin dhe jetën.

“Nuk kisha Instagram. Rrezikoja të më hiqnin nga puna. Një drejtor, rrezikoi të më hiqte nga puna. Hoqi shumë të tjerë, ndërsa mua nuk më hoqi dot për arsye të ligjit. Ishte vizioni i tij për institucionin e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Dhe unë e pashë veten që teatri nuk të bën aq të njohur sa ç’të bën televizioni apo mediat sociale, sepse gjithsesi është i kufizuar. Sidomos tani, publiku i teatrit ka gjithmonë një pjesë besnike, për të cilën jam pafundësisht falënderuese që vijnë gjithmonë“, u shpreh aktorja

Reklamë

VIDEO-Adriana Tolka: Hapa instagramin pasi drejtori më kërcënoi me largim nga puna!

Përtej karrierës, Adriana Tolka foli edhe për raportin e saj me paratë, pasurinë dhe atë që e konsideron një jetë të mirë. Aktorja u shpreh se ka ndërtuar një jetë dinjitoze, pa e vendosur luksin në qendër të prioriteteve të saj.

Reklamë

“Kam ndërtuar diçka që bëj një jetë, nuk mund të them se e mira s’ka fund, po bëj një jetë dinjitoze. Nuk vuaj për gjërat e përditshme, nuk jam kurrë pas luksit. Nuk dua të kem pronat ashtu. Një jetë kemi sa do rrojmë. Se them mbi të gjitha edhe kur ke shumë para, nëse nuk ke njerëz që të duan me zemër dhe me kë i ndash për mua ato janë është kot.“, tha Adriana Tolka.

VIDEO- Adriana Tolka: Luksi nuk më josh!Nëse ke para dhe nuk ke njerëz që t’i ndash është e kotë

“1984” e George Orwell, një shfaqje më aktuale se kurrë

Tolka e cilësoi shfaqja “1984”, bazuar në veprën e George Orwell, e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, më aktuale se kurrë. Ajo foli edhe për vështirësitë e krijuara nga situata e rëndë e ditëve të fundit, për shkak të së cilës u anulua një nga shfaqjet e planifikuara.

Aktorja tregoi se kishte qenë ndër të vetmet që nuk dëshironte anulimin, duke argumentuar se, po të bëhej fjalë për një shfaqje tjetër, ndoshta do të kishte pasur një qëndrim ndryshe. Megjithatë, situata ishte e vështirë dhe mund të rrezikonte sigurinë e të pranishmëve.

Duke folur për procesin artistik, Tolka vlerësoi bashkëpunimin me kolegët dhe punën nën drejtimin e regjisorit Dino Mustafić dhe koreografit Gjergj Prevazi.

“Ka qenë një proces pune sa intensiv, aq edhe i bukur dhe mendoj që kemi bërë një shfaqje shumë të mirë”, u shpreh ajo.

Për Adriana Tolka-n, “1984” nuk është thjesht një vepër teatrale, por një mesazh që mbetet i fortë edhe në realitetin e sotëm. Ndërsa vijon rrugëtimin mes skenës dhe angazhimit publik, aktorja duket se kërkon të ruajë lidhjen me artin, pa hequr dorë nga zëri i saj për çështjet që e shqetësojnë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.