Subscribe

Koncepti i luksit sot mbetet relativ, këtë pohon arkitekti i mirënjohur nga Italia, Simone Mikeli, i cili e përkufizon luksin si një marrëdhënie mes hapësirës, kohës dhe njeriut.

 

Pikërisht kete vizion te tijin e ka sjelle ne ekspozitën “The luxery of Italian Style”, ku ka paraqitur ne harmoni, mobilie dhe elemente te domosdoshme  per shtëpinë dhe bizneset.

 

Te bukura, bashkëkohore, ndërvepruese dhe me finesën qe karakterizon stili italian, kjo është pasaporta e arkitektit qe e dallon ate lehtësisht nga te tjerët.

 

“Ne këtë ekspozite une kam sjelle disa vepra arti dhe jo vetëm sepse une jam nje dizenjues dhe nje arkitekt. Per mendimin tim këtu eshte vetëm nje histori qe shfaqet se si ne periudhën qe jetojmë është shume e rëndësishme qe te transformime kompleksitetin ne thjeshtësi. Ekspozita jone ne muzeun historik flet pikërisht per këtë. Histori tjetër eshte se tani luksi eshte nje lidhje mes njeriut, hapësirës dhe kohës.”

 

Ne kete rrugëtim special dhe te rendesishem te karrierës me media partner Vizion Plus, arkitekti tregon edhe lidhjen me Shqipërinë.

 

E dua shume Shqipërinë dhe shqiptaret dhe besoj se Shqipëria ne 15 vitet e ardhshme do behet nje nga vendet me te rëndësishme ne bote. Shume nga njerëzit inteligjente vijnë ketu ose qëndrojnë ketu dhe une mendoj se kjo e ka bere te eci shpejt.

 

Ne 13 Hapësirat e mëdha qe vizitori do mund te përshkoje do te dalloje se ne to kombinohet ne mënyre perfekte mirëqenia e trupit dhe e  mendjes,  e cila behet e domosdoshme per çdo familjeje kur jeta sot ecën me ritme te shpejta dhe ne mënyre te pakontrolluar.

 

Ekspozita është çelur ne muzeun historik e do te qëndroje e hapur deri ne 20 Dhjetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *