“Lukashenko ka edhe në Tiranë”/ PD: Rama, organizatori i vjedhjes së zgjedhjeve 2017

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale, Sektretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi shprehet se “Lukashenko ka edhe në Tiranë, jo vetëm në Minsk”, ndërsa solli në vëmendje dosjen “339”.
Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se zbardhja e bisedave të organizatës mafioze gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura.
“Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve. Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.”
Reklamë
Bardhi e konsideron këtë dosje vetëm majën e ajsbergut dhe se provon që Rama është “organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017”.
“Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.”




