E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lukashenko iu “përgjigjet” kundërshtarëve, zbret nga helikopteri me automatik dhe jelek antiplumb

Një video është publikuar në rrjetet sociale të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili shihet teksa zbret nga helikopteri në Pallatin e Pavarësisë në Minsk, duke mbajtur një automatik në dorë. Ai shfaqet gjithashtu i veshur edhe me një jelek antiplumb.

Së bashku më Lukashenkon, nga helikopteri doli edhe një ushtarak i armatosur.

Reklamë

Mijëra protestues u mblodhën sot në kryeqytetin e Bjellorusisë, në Minsk, në “Sheshin e Pavarësisë”, duke kërkuar dorëhqjen e presidentit Lukashenko. Në një moment, opozita iu afrua edhe rezidencës së kreut të shtetit, por forcat e sigurisë ndërhyn menjëherë.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Ministria paralajmëroi protestuesit se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka akte dhunë dhe shkelje të paqes.

https://twitter.com/rianru/status/1297575342551465984?s=20
https://twitter.com/tutby/status/1297577437849686024?s=20

Vazhdo të lexosh

Reklamë