Subscribe

Ajo është kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa. Me rezultate të jashtëzakonshme Luiza Gega është krenaria jonë në atletikën shqiptare dhe atë evropiane. Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” Luiza Gega mori pjesë në garën 3000 metra me pengesa. Rezultati i saj nuk ishte ai që ajo priste. U rendit në vendin e nëntë dhe nuk arriti të futej në finale.

Në ditën më të vështirë, vendosi të reagojë përmes një statusi në “Facebook” dhe i kërkoi falje të gjithë personave që besuan te ajo dhe e mbështetën në ditë të mira dhe të vështira. E ftuar në “Living Room” në Vizion Plus, me moderatoren Brunilda Lahe, Luiza Gega tha se është natyrë emocionale, dhe dëshiron që emocionet t’i shprehë në moment.

Luiza Gega: Ndihesha e tillë në atë moment dhe prandaj e bëra këtë status. Ka shumë njerëz që më mbështesin në të gjitha format dhe i jam shumë falenderuese. Ne jemi njerëz mbi të gjitha dhe në jetën tonë ka edhe momente të mira dhe momente të këqija dhe doja ta shprehja se si ndihesha, që edhe nëse nesër ngrihem ta di ku kam qenë. Nuk jam personi që pendohem ose që i kthehem gjërave për t’i fshirë, jo ashtu e ndjeva ashtu e bëra.

Nuk mendoja kurrë që do kisha një mbështetje kaq të madhe nga fansat. Ndihem shumë e lumtur për ëndrrën tim dhe faktin që kam një mbështetje kaq të madhe edhe në nje moment dobësie si ai që kalova. Ndoshta ngaqë unë i kam shprehur të gjitha, zhgënjimin, suksesin momentet e lumtura çdo gjë. Kur më pëlqen diçka e zmadhoj sepse e tillë jam unë.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *