Subscribe

E hipur në një makinë nën shoqërimin e trajnerit Taulant Stërmasi dhe Evis Kushi, ministrja e arsimit dhe sporteve, Luiza Gega u duartrokit nga qytetarët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Për nder të atletes së parë shqiptare, kampione e Evropës, kryeministri Edi Rama shtroi tapetin e kuq. Me lule në duar ishte ai që e priti i pari dhe i puthi duart medalistes së artë.

 

Pasi kritikave për mungesën e mbështetjes ndaj atletes iu përgjigjën Fidel Yllit, Erion Veliaj, Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi, foli Edi Rama. Kryeministri tha se Luiza Gega i dha sportit letra të reja fisnikërie.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Të jesh kampione evropiane në një vend që pistën e parë, normale që prap është normale në anormalitetin e saj se prapë është në pyll, të atlektikës, e ka ndërtuar tani do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë aryse objektive nuk të pengon të ngjitesh në majë.

 

Më shumë se një kampione tha Edi Rama, Luiza Gega na paralajmëron se në të ardhmen sportistë të tjerë do të përsërisin suksesin e saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ti hyn në një kënd shumë specifik si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza dhe djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni talljetrapistët me kombin.

 

Mbrojtja që i bën ministrat dhe kryebashkiaku i Tiranës për Edi Ramën nuk ishin të mjaftueshme. Për ata që i quajti sharësit e atdheut kishte këtë përgjigje.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Shpotitet suksesi dhe flitet për euro, dhe flitet për braktisje, për vuajtje, për sfilitje. Kam vetëm një fjalë për t’i thënë këtyre. Shqiperia sot i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë se sa shumë vende të tjera shumë më të suksesshme.

 

Fjalën e fundit e tha kampionia e Evropës. Me kordonin e madh të yllit të mirënjohjes publike në kraharor, Luzia Gega tha se sot do të dëshironte të ishte 20 vjeç pasi me mbështetjen financiare dhe infrastrukturën e ndërtuar do të mund t’i jepte vendit edhe me shumë medalje.

 

LUIZA GEGA

KAMPIONE EVROPE

Unë në fakt kam pasur edhe oferta për të vazhduar më shtete të tjera. Por e dua këtë vend dhe gjithmonë e kam dashur. Gjithmonë kam besuar se do të vijë një ditë që edhe vendi do të ndryshojë dhe unë sot jam shume krenare që ky ndryshim ka ndodhur. Shpesh herë i them trajnerit si nuk jam edhe një herë 20 vjeç që ti kisha këto mbështetje se ndoshta do t’i kisha sjellë edhe më shumë rezultate, por nuk është kurrë vonë.

 

Përveç nderimit me kordonin e madh të yllit të mirënjohjes publike, vlerësimit financiar prej 4 milionë lekësh, me ndryshimet e pritshme në ligjin për sportistët, nga një punonjëse e Ministrisë së Mbrojtjes, Luiza Gega si kampione evrope do t’i takojë edhe grada honorifike, kolonole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *