E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Luiza Gega “argjend” në Europian

Paraqitje fantastike e Luiza Geges ne kampionatin evropian te atletikes ne Amsterdam. Atletja e talentuar shqiptare ka fituar medaljen e argjende ne finale e 3 mije metrave me pengesa. Luiza Gega tha një kohe te shkëlqyer pasi e mbylli garën me kohen 9.28.52 duke thyer edhe rekordin kombëtar qe e kishte vendosur kohe me pare me kohen 9.32.95. Performanca mbreselenese e Luiza Geges ishte paralajmëruar edhe nga forca shume e mire e treguar edhe ne bateritë gjysmëfinale, edhe pse realisht me kohen e dhënë ne finale, atletja jone ka superuar edhe veten. 28-vjeçarja u rendit pas krahëve te gjermanes Gesa Grause, e cila dominoi kete gare te 3 mije metrave me pengesa, ndërsa ne vendin e trete u rendit turkja Ozlem Kaja. Paraqitja e radhës mjaft e mire e Luiza Geges është nje tjetër apel kundrejt institucioneve qeveritare, te cilat e kane mbështetur shume pak këtë sportiste, e cila premton shume edhe per olimpiadën e Rios qe nis me 5 gusht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë