Showbiz
Luisana Lopilato: E vështirë të flasim për sëmundjen e Noah

Rreth 5 muaj, që nga momenti kur Michael Buble dhe Luisana Lopilato zbuluan se i biri, Noah, ishte sëmurë me kancer, bëhet me dije se vogëlushi është mirë.
Ai e ka marr veten thuajse plotësisht. Lajmin e konfirmon aktorja argjentinase, e cila ka dhënë një intervistë për “The Daily Express”, ku shprehet se kjo temë ende e lëndon shumë atë.
Luisana thotë: “Është akoma e vështirë për mua të flas për këtë temë.
Shërimi i djalit tim ka qenë një proces shumë i gjatë ashtu siç të gjithë e dini tashmë, dhe do të vazhdojmë të bëjmë kontrolle të shpeshta. Por ne jemi të lumtur. Po përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen dhe të shohim femijët tanë si rriten.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë



